Balotelli, njësoj si Cassano

Sulmuesi i Parmës, Antonio Cassano ka pranuar se e sheh veten e tij në moshë më të re, tek ylli i Milanit, Mario Balotelli. Cassano, shpeshherë gjatë karrierës së tij ka shkaktuar incidente në fushë dhe jashtë saj kurse njësoj ka bërë edhe Balotelli, ish bashkëlojtari i tij nga San Siro. Ata të dy luajtën…

Sport

15/10/2013 16:20

Sulmuesi i Parmës, Antonio Cassano ka pranuar se e sheh veten e tij në moshë më të re, tek ylli i Milanit, Mario Balotelli. Cassano, shpeshherë gjatë karrierës së tij ka shkaktuar incidente në fushë dhe jashtë saj kurse njësoj ka bërë edhe Balotelli, ish bashkëlojtari i tij nga San Siro.

Ata të dy luajtën së bashku në sulmin e Italisë në Euro 2012 kurse bashkërisht shpeshherë kanë përfunduar në ballinat e gazetave për arsye të padëshiruara. Cassano beson se Balotelli ka bërë rrugëtim të ngjashëm me të.

“Mario është djalosh i shkëlqyeshëm”, deklaroi Cassano për të përditshmen sportive italiane Corriere dello Sport.

“Ai më kujton pak sa veten time kur isha 20-vjeç dhe bëja gabim pas gabimi”, u shpreh Cassano, i cili gjatë afatit kalimtar të verës u largua nga Inter dhe nënshkroi me Parmën.