Balotelli nervozon El Shaarawyn

Nëse keni ndonjë ‘problem’ me flokët, Mario Balotelli është i gatshëm të ju ndihmojë. Milan ishte duke bërë fotografitë zyrtare për sezonin e ri kurse sulmuesi italian nuk mundi t’i rezistojë ngacmimit të disa bashkëlojtarëve të tij. Së pari ai ia preku flokët Stephan El-Shaarawyt, i cili njihet si futbollist me frizurë të pazakonshme, dhe…

Sport

21/09/2013 11:19

Nëse keni ndonjë ‘problem’ me flokët, Mario Balotelli është i gatshëm të ju ndihmojë.

Milan ishte duke bërë fotografitë zyrtare për sezonin e ri kurse sulmuesi italian nuk mundi t’i rezistojë ngacmimit të disa bashkëlojtarëve të tij.

Së pari ai ia preku flokët Stephan El-Shaarawyt, i cili njihet si futbollist me frizurë të pazakonshme, dhe reagoi ashpër. Më pas, Balotelli vendosi të ‘luajë’ pak me flokët e Kevin Constant i cili po ashtu nuk e mirëpriti gjestin e ish yllit të Manchester Cityt.

Milan do të ndeshet me Napolin të dielën në Serie A dhe Balotelli do të përballet me ish sulmuesin e Real Madridit, Gonzalo Higuain.

Pas vetëm tri xhirosh në edicionin e ri të Kampionatit italian, Milan ka grumbulluar katër pikë dhe ka pesë më pak se kundërshtari i radhës që kryeson në krye të tabelës.