Balotelli në Liverpool, transferim ilegal?

Transferimi i Mario Balotellit nga Milan në Liverpool është ilegal, nëse janë të vërteta njoftimet e publikuara nga portali “Bleacher Report”.

Sport

11/11/2014 15:08

Në orët e fundit është publikuar një lajm bombastik që në rast se konfirmohet do të jetë i jashtëzakonshëm.

Sipas portalit “Bleacher Report”, Liverpool nuk e pagoi transferimin e Mario Balotellit nga Milan, por ishte menaxheri i tij, Mino Raiola, ai që e bleu futbollistin dhe e huazoi atë tek Reds.

Skadimi i periudhës së huazimit thuhet se është caktuar në qershor të vitit 2015 kur Liverpool, mund të shfrytëzojë opsionin e blerjes së Balotellit.

Një veprim i tillë nga Raiola, konsiderohet ilegal me ligjin në Angli, andaj në rast të konfirmimit të lajmit mund të vjen një ndëshkim i rëndë për palët e përfshira në marrëveshje.