Balotelli në klub nate deri në mëngjes (Foto)

Si duket futbollit nuk është shumë me rëndësi për sulmuesin e Liverpoolit, Mario Balotellin, i cili ka qëndruar në një klub nate në Angli, deri në orët e para të mëngjesit.

Sport

10/11/2014 13:53

Forma e dobët e Liverpoolit, mbi të gjitha humbja ndaj Chelseat, nuk ka qenë ndonjë brengë e madhe e Balotellit, i cili sipas mediave angleze, është parë në një klub nate.

Ai ka qëndruar aty deri në orën 4 e 30 të mëngjesit, teksa më vonë është kthyer në shtëpinë e tij për të pushuar, jo nga lodhja prej futbollit, por nga raskapitja që ka pësuar në klubin e natës.

Balotelli ishte veshur si gjithmonë, me një stil mjaft interesant, teksa ishte i përcjellur nga disa persona, të cilët e trajtonin në mënyrë të mirë sulmuesin.

Siç vërehet edhe nga fotografia, Mario tentoi të mbulonte fytyrën e tij, por një mision i tillë, rezultoi të jetë jo i sukseshëm.