Balotelli në bisedime me klubin e njohur nga Serie A

Roma është në kontakt me menaxherin Mino Raiola në lidhje me transferimin e sulmuesit nga Nice.

Sport

03/04/2018 09:15

Mario Balotelli është në bisedime me Romën.

“Leggo” shkruan se klubi nga Serie A është në kontakt me menaxherin Mino Raiola në lidhje me transferimin e sulmuesit nga Nice.

Balotelli pritet të largohet nga Nice pas përfundimit të këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.

Roma ka shfaqur gatishmëri për rikthimin e tij në Serie A pas deklaratave të fundit nga Balotelli se do t’i pëlqente të luante për ekipin nga Stadio Olimpico.

Balotelli ka ringjallur karrierën e tij te Nice me paraqitje të mira dhe gola në Ligue 1. /Lajmi.net/