Balotelli me mesazh unik për Pirlon pas pensionimit

Andrea Pirlo sot ka zhvilluar ndeshjen fundit në karrierën e tij.

Sport

06/11/2017 22:09

Mesfushori italian ka vendosur që karrierën e tij të gjatë, ta përmbyll në moshën 38 vjeçare, tek skuadra e New York Cityt.

Pirlo gjatë karrierës së tij, ka luajtur në nivele të larta, sidomos te Milan dhe Juventus, e po ashtu edhe të Kombëtarja e Italisë.

Pas pensionimit, Pirlo ka marrë mesazhe të shumta nga miqtë e tij të futbollit, por sigurisht më i veçanti është ai i Mario Balotellit.

“Unik, i papërsëritshëm, fenomen. Kam pasur nderin të luaj me ty, faleminderit për gjithçka. Për mua, ju do të mund të luanit edhe për 10 vite tjera”, shkruan Balotelli në Instagram. /Lajmi.net/