Balotelli kthehet në skuadrën e Italisë

Sulmuesi i Liverpoolit, Mario Balotelli është ftuar nga Antonio Conte, për ndeshjet e ardhshme të përfaqësueses së Italisë, në  kaulifikimet për Europianin 2016.

Sport

09/11/2014 23:15

Mario Balotelli është ftuar nga Antonio Conte, që të jetë pjesë e Italisë për ndeshjen e ardhshme kualifikuese për Euro 2016 kundër Kroacisë.

Ai nuk është duke kaluar në formë të mirë me Liverpoolin, mirëpo kjo nuk ka qenë pengesë e Contes, për ta ftuar atë në skuadër.

Pelle është ftuar përsëri nga Conte, falë formës perfekte që është duke kaluar me skuadrën e Southampton, që është në vendin e dytë të Premier Ligës.

Lista e lojtarëve të ftuar nga Conte:

Portierët: Buffon, Sirigu, Perin

Mbrojtësit: Chiellini, Ranocchia, Ogbonna, Rugani, Moretti, De Sciglio

Mesfushorët: Darmian, De Rossi, Candreva, Soriano, Verratti, Marchisio, Bertolacci, Parolo, Pasqual, Bonaventura, Cerci, Shaarawy

Sulmuesit: Balotelli, Zaza, Pelle,Giovinco