Balotelli kapet duke pirë cigare

Mario Balotelli vazhdon të jetë kontrovers. Sulmuesi italian është kapur duke konsumuar duhan në ballkonin e hotelit ku po i bën pushimet, në Florida të SHBA-ve.

Sport

06/07/2014 23:19

Pas zhgënjimit në Botëror, Mario Balotelli ka vazhduar të jetë kontrovers me veprimet e tij. Sulmuesi italian, i cili po i kalon pushimet në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është kapur mat duke pirë cigare në ballkonin e hotelit në të cilin po qëndron, së bashku me bashkëshorten e tij, Fanny Neguesha.

Sipas të gjitha gjasave, Milani do ta shesë 23 vjeçarin gjatë kësaj vere, ndërsa ish futbollisti i Interit dhe Manchester Cityt mund të rikthehet në Angli, ku e pëlqen Arsenali.

Sigurisht, drejtuesve të Rossoneri nuk do t’ju vjen aspak mirë kur ta shohin Balotellin duke konsumuar duhan.