Balotelli jashtë skuadrës

Mario Balotelli edhe një herë nuk është ftuar nga kombëtarja e Italisë, për ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Euro 2016.

Sport

04/10/2014 23:51

Trajneri i Italisë, Antonio Conte ka vendosur që përsëri mos ta ftojë Mario Balotellin për ndeshjet e ardhshme të skuadrës së tij sa i përket kualifikimeve të Euro 2016.

Balotelli ka dështuar të tregojë formën e tij te skuadra e Liverpoolit dhe kështu nuk është ftuar nga Antonio Conte në skuadrën e Italisë.

Sulmuesi i Southampton, Graziano Pelle ka marrë ftesën e parë nga skuadra e Italisë, falë formës perfekte që është duke kaluar me skuadrën e tij në Premier Ligë.

Italia me 10 tetor ndeshet me Azerbajxhanin ndërsa tre ditë më vonë përballet me skuadrën e Maltës.

Skuadra e plotë e Italisë:

Portier: Buffon (Juventus), Perin (Genoa), Sirigu (Paris Saint Germain)

Mbrojtës: Bonucci (Juventus), Chiellini (Juventus), Darmian (Torino), De Sciglio (Milan), Ogbonna (Juventus), Pasqual (Fiorentina), Ranocchia (Inter), Rugani (Empoli),

Mesfushorë: Aquilani (Fiorentina), Bonaventura (Milan), Candreva (Lazio), Florenzi (Roma), Marchisio (Juventus), Parolo (Lazio), Poli (Milan), Thiago Motta (Paris Saint Germain), Verratti (Paris Saint Germain)

Sulmues: Destro (Roma), Giovinco (Juventus), Immobile (Borussia Dortmund), Osvaldo (Inter), Pellè (Southampton), Zaza (Sassuolo)