Balotelli injoron ofertat nga Serie A, zgjedh klubin e ri

Mario Balotelli ka ofertë për të luajtur përsëri në Ligue 1.

Sport

05/06/2018 07:12

Mario Balotelli mund të vazhdojë të luajë në Ligue 1.

Sulmuesi ka vendosur të largohet nga Nice si futbollist i lirë.

Por, e ardhmja e tij mund të jetë përsëri në Francë dhe jo në Serie A.

Balotelli ka zgjuar interesim nga rivali i madh, Olympique Marseille, raporton Gianluca di Marzio nga “Sky Sport Italia”, përcjell “lajmi.net”.

Balotellin në Marseille e pret një rrogë vjetore prej 4.5 milionë euro në sezon.

Trajneri Rudi Garcia dëshiron ta ketë Balotellin në sulm për sezonin e ri. /Lajmi.net/