Balotelli ikën nga Milani

Mario Balotelli dhe Mino Raiola, vazhdojnë së bashku. Sipas të përditshmes sportive italiane Tuttosport, Milani ka njoftuar sulmuesin se nuk dëshiron që ai të përfaqësohet nga Mino Raiola. Mirëpo, Balotelli është shumë i afërt me Raiolan dhe nuk dëshiron të dëgjojë për ndarjen nga menaxheri i mirënjohur. Krejt kjo mund të çojë drejt largimit të…

Sport

26/03/2014 14:23

Mario Balotelli dhe Mino Raiola, vazhdojnë së bashku.

Sipas të përditshmes sportive italiane Tuttosport, Milani ka njoftuar sulmuesin se nuk dëshiron që ai të përfaqësohet nga Mino Raiola.

Mirëpo, Balotelli është shumë i afërt me Raiolan dhe nuk dëshiron të dëgjojë për ndarjen nga menaxheri i mirënjohur.

Krejt kjo mund të çojë drejt largimit të Balotellit nga San Siro.

‘Super Mario’ tashmë disa muaj spekulohet se do të ndahet me Rossonerët gjatë verës, ndërsa qarkullojnë njoftime se klube të mëdha evropiane përfshirë Chelsean dhe Monacon janë të interesuara për shërbimet e tij.