“Balotelli? Idiot”

Sulmuesi i Liverpoolit, Mario Balotelli është kritikuar ashpër pas paraqitjes dhe veprimeve të tij në humbjen nga Real Madrid në Ligën e Kampionëve.

Sport

23/10/2014 11:48

Tabloidi britanik “Daily Mail” ka ofenduar rëndë sulmuesin e Liverpoolit, Mario Balotelli.

Në ballinën e sotme, “Daily Mail” ka publikuar titullin: “Balotelli? A REAL idiot!”, sulm ndaj yllit italian pas paraqitjes së zbehtë në humbjen 3:0 ndaj Real Madridit në Anfield të mërkurën në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Po ashtu, ‘Super Mario’ është kritikuar edhe për shkëmbimin e fanellës me mbrojtësin e Los Blancos, Pepe, pas përfundimit të pjesës së parë kur skuadra e tij ishte duke pësuar debakël në fushë.

Balotelli u zëvendësua pas pjesës së parë nga menaxheri Brendan Rodgers i cili e komentoi gjestin e sulmuesit duke thënë: “Janë gjëra që këtu nuk duhet të ndodhin”.