Balotelli i paprekshëm

Shumë zhurmë për asgjë. Mario Balotelli do të mbetet në Milan. Menaxheri i tij, Mino Raiola ka mohuar mundësinë e largimit të sulmuesit nga San Siro. Në fundjavë, presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi u citua duke thënë se është lodhur nga sulmuesi kontrovers dhe se ka vendosur ta shesë gjatë afatit kalimtar të janarit. Mirëpo,…

Sport

30/12/2013 14:45

Shumë zhurmë për asgjë. Mario Balotelli do të mbetet në Milan. Menaxheri i tij, Mino Raiola ka mohuar mundësinë e largimit të sulmuesit nga San Siro.

Në fundjavë, presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi u citua duke thënë se është lodhur nga sulmuesi kontrovers dhe se ka vendosur ta shesë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mirëpo, Raiola ka insistuar se Balotelli do të mbetet pjesë e Rossonerëve. “Unë nuk kam biseduar me askënd. Janë vetëm fjalë të kota, gazetari e nivelit më të ulët”, deklaroi Raiola për të përditshmen sportive italiane Gazzetta dello Sport.

“E ripërsëris atë që është publikuar së fundmi në uebfaqen zyrtare të Milanit në lidhje me paprekshmërinë e Balotellit, rreth largimit të tij gjatë janarit”, theksoi ai.