Balotelli, hero në fitoren e Liverpoolit (Video)

Liverpool mposhti Besiktasin në Anfield me rezultat 1:0, në kuadër të Europa League, falë golit nga sulmuesi Mario Balotelli.

Sport

19/02/2015 22:58

Një gol nga rezervisti Mario Balotelli i mjaftoi Liverpoolit të mposht Besiktasin në Anfield me rezultat 1:0, në ballafaqimin e tyre të parë në Europa League.

Në një duel mjaft të komplikuar për Reds, ata prapë arritën të shënojnë fitore por vetëm falë golit në pjesën e dytë.

Balotelli u inkuadrua në lojë si rezervist dhe realizoi një penallti që i mjaftoi Liverpoolit të jetë në avantazh pas ndeshjes së parë.

https://vine.co/v/Ox2i7PXlBgX