Balotelli feston live në Instagram golin e këtij ekipi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Mario Balotelli shfrytëzoi rrjetin social Instagram për të festuar epërsinë e përkohshme të Sporting Lisbonës ndaj Juventusit.

Sport

19/10/2017 07:32

Mario Balotelli nuk shquhet për raport të mirë me Juventusin.

Sulmuesi i Nice e konfirmoi këtë duke festuar autogolin e mbrojtësit të “Bianconerëve”, Alex Sandro në ndeshjen kundër Sporting Lisbonës në Ligën e Kampionëve.

Balotelli shfrytëzoi rrjetin social Instagram për të festuar epërsinë e përkohshme të skuadrës portugeze, përcjell “lajmi.net”.

Por, për fatin e tij të keq, Juventus e përmbysi rezultatin dhe në fund shënoi fitore me rezultat 2:1. /Lajmi.net/