Balotelli është sikur Ferrari

Nigel de Jong e ka krahasuar Mario Balotellin me veturën e tipit Ferrari, për shkak të fuqisë dhe paparashikueshmërisë së sulmuesit italian.

Sport

21/04/2014 12:11

Mesfushori i Milanit, Nigel de Jong thotë se bashkëlojtari i tij, Mario Balotelli është sikur Ferrarri.

Sulmuesi italian ka qenë gjithmonë kontrovers jashtë fushës, në periudhën kur luajti për Interin, Manchester Cityn dhe tek Rossoneri, por është duke e shijuar këtë sezon nën drejtimin e Clarence Seedorfit, duke shënuar 18 gola në të gjitha kompeticionet.

“Sipas mendimit tim, Balotelli mund të krahasohet me Ferrari. Ai është i fuqishëm dhe i paparashikueshëm”, ka thënë përfaqësuesi holandez.

23 vjeçari e zhvilloi ndeshjen e 50-të në fanellën e Milanit në Serie A, në fitoren 3:0 ndaj Livornos në fundjavë, duke e shënuar golin e parë të Rossoneri.