Balotelli e argëton Suarezin

Pavarësisht largimit nga Premierliga, Mario Balotelli nuk është harruar. Dhe, nuk bëhet fjalë për dikë të zakonshëm por sulmuesin e Liverpoolit, Luis Suarez, i cili ka ka lavdëruar yllin e Milanit, Balotelli dhe ka bërë të ditur se sa herë që i vjen rasti, ai i shikon paraqitjet e reprezentuesit italian me Rossonerët. “Kam luajtur…

Sport

07/03/2014 10:54

Pavarësisht largimit nga Premierliga, Mario Balotelli nuk është harruar.

Dhe, nuk bëhet fjalë për dikë të zakonshëm por sulmuesin e Liverpoolit, Luis Suarez, i cili ka ka lavdëruar yllin e Milanit, Balotelli dhe ka bërë të ditur se sa herë që i vjen rasti, ai i shikon paraqitjet e reprezentuesit italian me Rossonerët.

“Kam luajtur kundër tij gjatë kohës sa ishte në Manchester City. Të them se më pëlqen nuk mjafton. Kur më ndodh derisa kaloj nga njëri kanal tek tjetri pa pasur një ide se qka dua të shikoj, dhe papritmas ndalem tek një ndeshje e tij, e lë telekomandën. Mario ka një talent të jashtëzakonshëm, duhet ta shfrytëzojë më tepër”, deklaroi Suarez për Gazzetta dello Sport.

“Kujtoj ndeshje të tij në Premierligë si fitorja 6:1 në Old Trafford. Fantastik. Në Milan e ka mbajtur një nivel të mirë, por besoj se paraqitjet më të mira ende do të vijnë”, u shpreh ylli uruguaian i cili do të jetë kundërshtar i Balotellit në Kampionatin botëror 2014 në Brazil pasi Italia dhe Uruguai do të luajnë në të njëjtin grup.