Balotelli ‘dhurata’ e Arsenalit

Sponsori i ri i fanellës së Arsenalit do të ndihmojë financimin e transferimit të Mario Balotellit në fund të sezonit. Gjiganti londinez njoftoi për marrëveshjen me gjigantin e veshmbathjeve sportive Puma, muajin e kaluar dhe raportohet se ka shprehur interesim për angazhimin e sulmuesit të Milanit, gjatë afatit kalimtar të verës. Por, në mes spekulimeve…

Sport

04/02/2014 12:50

Sponsori i ri i fanellës së Arsenalit do të ndihmojë financimin e transferimit të Mario Balotellit në fund të sezonit.

Gjiganti londinez njoftoi për marrëveshjen me gjigantin e veshmbathjeve sportive Puma, muajin e kaluar dhe raportohet se ka shprehur interesim për angazhimin e sulmuesit të Milanit, gjatë afatit kalimtar të verës.

Por, në mes spekulimeve për çmimin e shtrenjtë të Balotellit që mund të ftoh interesimin e Arsene Wengerit, Puma besohet se ka ndërhyrë duke ofruar një alternativë.

Sipas medieve italiane, kompania dëshiron t’i ndihmojë Arsenalit të financojë transferimin e ish sulmuesit të Manchester Cityt në Emirates Stadium.

Puma, sponsor edhe i Balotellit, dëshiron të bashkojë atë me Arsenalin dhe mund të ofrojë deri në 15 milionë funte në arritjen e marrëveshjes.

23-vjeçari ka shfaqur formë të shkëlqyeshme pas transferimit në Milan nga City duke shënuar 25 gola në vetëm 38 ndeshje. Balotelli vlerësohet nga Milani në rreth 40 milionë funte.