Balotelli dëshiron të mbetet në Milan

Mario Balotelli dëshiron të mbetet në Milan, dhe nuk mendon të kthehet në Liverpool.

Merkato

26/11/2015 16:07

Mario Balotelli nuk planifikon të rikthehet në Liverpool, pas përfundimit të këtij sezoni dhe periudhës së huazimit në Milan.

Sulmuesi italian u largua nga Anfield duke u rikthyer në San Siro, gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “Lajmi.net”.

Por, ai dëshiron të mbetet në Milan, dhe nuk mendon të kthehet në Liverpool, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane “Tuttosport”.

Balotelli është aktualisht i lënduar, por synon që të bind drejtuesit e Milanit se e meriton të mbetet në klub, me paraqitjet e tij në pjesën e dytë të sezonit.