Balotelli: Ciao Milan

Mario Balotelli ka vendosur të largohet nga Milani. Sulmuesi është i hidhëruar me deklaratat e reja nga Silvio Berlusconi i cili tha se është penduar që nuk e kishte shitur atë para Kampionatit botëror.

Sport

05/07/2014 11:35

Ka përfunduar tregimi i dashurisë mes Milanit dhe Mario Balotellit.

Ai që i dha goditjen përfundimtare ishte pronari i Rossonerëve, Silvio Berlusconi dhe komentet e tij e kanë hidhëruar sulmuesin e Kombëtares italiane i cili tanimë as që dëshiron të dëgjojë për qëndrim në San Siro.

Sipas të përditshmes sportive italiane “Tuttosport”, Balotelli ka kërkuar nga menaxheri i tij Mino Raiola që t’ia gjejë një skuadër të re. Berlusconi ditë më parë deklaroi se u pendua që nuk e shiti Balotellin tek ndonjë klub i interesuar për shërbimet e tij, para fillimit të Kampionatit botëror.

Dhe, kjo nuk i ka pëlqyer aspak Balotellit i cili tashmë duket se ka vendosur të ndahet me Rossonerët. Liverpool dhe Monaco pritet të humbin Luis Suarezin dhe Radamel Falcaon, andaj Balotelli mund të shërbejë si opsion.

Në javët e fundit, ylli italian është përmendur edhe si objektiv i Arsenalit.