Balotelli afër të bëhet me skuadër të re

Mario Balotelli do të vazhdojë karrierën në Francë, por jo te skuadra e Nice.

Sport

20/07/2018 20:21

Sulmuesi italian është rikthyer te Nice për përgatitjet për sezonin e ri, por shumë shpejtë pritet të ndërrojë skuadër.

Gazetar i “Yahoo Sports”, Manu Lonjon, shkruan se futbollisti shumë shpejt pritet që të prezantohet te Marseille, vetëm nëse nuk do të ketë ndonjë lëvizje të jashtëzakonshme.

Në lidhje me këtë ka folur edhe Andoni Zubizarreta.

““Po tentojmë të gjejmë një marrëveshje me Nice dhe Balotellin. Por gjithçka edhe duke eksploruar pista të tjera. Ka vendime që nuk varen nga ne”, ka thënë Zubizarreta, që mban pozitën e drejtorit sportiv te Marseille./Lajmi.net/