Balluket u shkojnë të gjitha femrave, zbuloni modelin e duhur sipas fytyrës – Lajmi.net
Balluket u shkojnë të gjitha femrave, zbuloni modelin e duhur sipas fytyrës
Autori: Lajmi.net Lifestyle 13:05, 24 March 2018
Nëse mendoni se nuk ju shkojë balluket, thjesht nuk i keni prerë sipas formës së fytyrës.

Kjo prerje u shkon të gjitha femrave, pasi nxjerr në pah sytë dhe vetullat që janë kornizë e fytyrës, por thjesht duhet të dini modelin që ju shkon.

Hairstyles for Long Faces Bangs
Nëse keni fytyrë në formë të gjatë: Balluket shkurtojnë gjatësinë e fytyrës. Në përgjithësi, balli është i lartë dhe, kur mbulohet nga balluket, krijohet përshtypja se fytyra është më e shkurtër dhe më e gjerë. Në këtë rast, shkojnë balluket e gjata. Ato mund të jenë të drejta për një look më tendencë apo të rrumbullakosura me bordura dhe natyrale.

ovalel
Nëse keni fytyrë në formë ovale: Balluket në kënd dhe më të shkurtra shkojnë për mrekulli me fytyrën ovale. Balluket me fije janë më femërore, pasi krijojnë lëvizje dhe teksturë. Të gjitha modelet e ballukeve u shkojnë atyre që kanë fytyrë në formë ovale, gjë që shpjegon faktin pse balluket, majat e të cilave përkulen jashtë, janë të përkryera. Balluket mund t’i mbani edhe super të shkurtra dhe pranë linjës së flokëve, për një model ngacmues.

rounsfe
Nëse keni fytyrë në formë të rrumbullakët: Balluket pak më të shkurtra në qendër i zgjasin fytyrat e rrumbullakja, u japin një pamje më ovale. Balluket mund të jenë të rralla dhe fine, duke e nxjerrë më në pah ballin, gjë që ka më shumë efekt në gjatësinë e fytyrës. Edhe balluket asimetrike krijojnë efekt, pasi ato zhvendosin shikimin.

hearter
Nëse keni fytyrë në formë zemre: Balluket e drejta që bien mbi vetulla mbulojnë ballin dhe zbusin mjekrën me majë. Meqenëse balli është në përgjithësi i gjerë në këtë lloj fytyre, balluket e vendosura anash janë ideale. Edhe balluket e çrregullta dhe të gjata, të vendosura në njërën anë, u shkojnë këtyre fytyrave, pasi u japin më shumë polivalencë.

sqaurer
Nëse keni fytyrë në formë katrore: Kjo është forma e përkryer për balluket e gjata, fine dhe me kënd, pasi ato heqin efektin e katrores dhe tërheqin vëmendjen në diagonale dhe jo në horizontale. Kjo krijon efekt të këndshëm dhe fytyra duket më e gjatë, ndërsa balluket e drejta e theksojnë formën katrore të fytyrës.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO