Ballkani- gropa skeptike që duhet të mbyllet sa më shpejt

E vetmja mënyrë për ta shmangur rikthimin në skenarët e konflikteve të përgjakshme, është nëse Bashkimi Evropian përshpejton pranimin e Kosovës, Maqedonisë, BeH dhe Shqipërisë dhe nëse edhe NATO-ja e mbyll vrimën e zezë që shkaktohet nga lënia jashtë NATO-s e Maqedonisë, BeH e mbase edhe Kosovës.

Opinion

07/05/2017 14:18

Ballkani është dhe do të mbetet rajon i trazuar, sepse është rajon në të cilin disa nga shtetet më të fuqishme (Greqia, Bullgaria e Serbia) janë krijuar me anën e gjenocidit, duke i dëbuar kombet e tjera nga vatrat e veta (shqiptarët, boshnjakët, turqit, hebrenjtë) dhe duke ua grabitur pronat e duke krijuar një hartë të re e krejt të panatyrshme. Edhe pse gjenocidi i tyre, prej Krizës Lindore e deri nëdy luftërat ballkanike dhe në dy lufëtrat botore ka pasur sukses, pasi janë krijuar shtete nacionale të trojet e pushtuara, qëndrueshmëria dhe paqja nuk janë arritur kurrë.

 

Ballkani si një rrobë e prerë dhe e qepur pa asnjë masë

Kjo është kështu ngase gjenocidi ka prishur kompaktësinë dhe harmoninë demografike, ka shkatërruar qytete dhe lidhjet e natyrshme mes tyre(psh. mes Korçës e Manastirit, mes Korçës e Follorinës, mes Shkodres e Ulqinit, mes Prizrenit e Tetovës, etj) duke sjellë migrime e mjerime të pafundme sociale e ekonomike. Për më tepër, Greqia, fjala vjen, ka pushtuar Çamërinë, Maqedoninë e Egjeut dhe Selanikun, ku ka kryer gjenocid të përbindshëm kundër muslimanëve po edhe hebrenjve. Pas asaj përmbysjeje të tmerrshme demografike, fetare, sociale e nacionale, më kurrë nuk është rifituar bashkëjetesadhe toleranca ndërmjet kombeve (grekëve, bullgarëve, turqve e shqiptarëve) dhe as ndërmjet besimeve fetare(Judaizmit, Krishterimit e Islamit.) Ato vlera thjesht janë shkatërruar nga gjenocidi grek mbi Selanikun dhe mbi Çamërinë. Greqia si shtet edhe në ditët tona është krejt ekundërta e atyre vlerave që kanë karakterizuar Selanikun, ku bashkëjetesa ndërmjet muslimanëve, hebrenjve dhe të krishterëve ka qenë shembullore. Selaniku Osman ka pasur me dhjetëra sinagoga, kisha exhami në një qytet të vetëm, ndërsa, kryeqyteti i Greqisë së sotme evropiane, Athina, nuk lejon të ngrihet një xhamie vetme!Pra, puna është se gjenocidi grek nuk ka shkatërruar vetëm të kaluarën, por e mban peng edhe të sotmen dhe të ardhmen me një islamofobi virulente. Athina është kryeqytet i shtetit qënuk e pranon se ka kryer gjenocid ndaj çamëve. Merreni me mend: shteti grekas sot nuk i lejon vizitat e pasardhësve tëçamëve në pronat e gjyshërve të tyre! Pra, gjenocidi ende bën kujdestari mbi tokat çame.Edhe pseështë anëtar iBashkimit Evropian dhe i NATO-s, Greqia nuk i ka kurrkund vlerat e tyre, sepse ende kultivon mendësinë nga e cila është krijuar, mendësinë e mospranimit të jogrekëve si njerëz. Bile i ka ende në qarkullim taktikat e zhdukjes fizike tëjogrekëve.Po të mos e poshtëronte dhe gjunjëzonte kriza ekonomike, Greqia do të bënte edhe më shumë presione mbi Maqedoninë e mbi Shqipërinë, me çka pasojat në këto shtete do të ishin edhe më të rënda se saqë janë, ndonëse edhe me kaq janë mjaft të rënda, veçmasnë Maqedoni, e cila për shkak të bllokimit nga Greqia, ka mbetur si shtet eksperimental, madje edhe pa emër të gjithëpranuar.

Aleati i Greqisë në këto mendësi e praktika ogurzeza, Serbia, i ka plotësisht aktive politikat e gjenocidit kundër shqiptarëve të Kosovës dhe boshnjakëve të Bosnjës. Në vitet 1991-1995 ka kryer gjenocid në Bosnje e Hercegovinë, ndërsa në vitet 1998-1999 ka kryer gjenocid në Kosovë. Edhe pse kanë kaluar gati dy decenie, Serbia zyrtare nuk e ka bërë asnjë gjest, që do të sinjalizonte se ka hequr dorë nga politikat e tilla gjenocidale. Për dallim prej Greqisë e Serbisë, Bullgaria është shtet tashmëi rehabilituar në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe i shkëputur nga mendësitë e kohëve kur është formuar. Bullgaria e sotme është faktor i stabilitetit, ndonëse shumë i distancuar nga vlimet e tashme në Ballkan.

 

Brekët e këtyre shteteve nuk ka ku t’i zërë as qeni

Ndërsa shtetet e tjera të “sinisë ballkanike”, Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi, janë shtete që janë formuar për të mos funksionuar, pra shtete qërrinëvazhdimisht pezull mesmbijetësës problemaitke dhe dezintegrimit dramatik. Po të parafrazonim Sami Frashërin, do të mund të thonim se brekët e këtyre shteteve nuk ka ku t’i zërë as qeni. Këto shtete të vogla e të varfëra, të krijuara nga pasojat që kanë lënë gjenocidet, nuk kanë kurrfarë gjasash që të stabilizohen e as të mbijetojnë sot e as në të ardhmen, nësembeten vetëm brenda kornizës ballkanike. Brendakësaj kornize ato do të jenë nën trysninë e vazhdueshme  të Serbisë e të Greqisë dhe nën kërcënimin e rikthimit të influencës ruse në këto hapësira. Faktikisht, rikthimi i influencës ruse tashmëështë evident: Serbia e ka filluar një raund tëri të riarmatimit me armët e dhuruara nga Rusia, ndërsa Rusia ka ngritur një poligon ushtarak në rajonin e Nishit. Ndikimi i Rusisë në Republika Sërpska është poashtu i dukshëm, sepse presidenti Millorad Dokiku krejt haptas e luan rolin e pionit rus në duart e Putinit. Kur ka ndonjë hatërmbetje me kreun shtetëror serb, Dodiku niset “për konsultime” drejt Moskës. Nga ana tjetër, tentimatentati ndaj ish kryeministrit tëMalit të Zi, Millo Gjukanoviqit, tregonse ambiciet ruse për ndikim e kontroll janë shumë më të mëdha, se sa ndikimi vetëm tek pionët e vet. Rusia kërcënon t’i eliminojë të padëgjueshmit. E sigurtëështë që pas fitores së Aleksandër Vuqiqit si president i Serbisë, faktorizimi i këtij shteti, edhe si aleat tradicional i Rusisë, do të jetëi sigurtë dhe kjo do të prodhojë efekte destabilizuese të reja nëBallkan, veçmas në BeH dhe në Kosovë. Tashmëky Vuqiq demagog, ka lancuar projektine ribërjes së Jugosllavisë (duke ia ndajmbathë edhe Shqipërinë) me çka eka rilancuar projektin e krijimit të Serbisë së Madhe. Për dallim nga paraardhësit e vet, Sheshelie Millosheviqi, të cilën provuan ta krijonin Serbinë e Madhe me anën e gjenocidit, Vuqiqi do të provojë ta realizojë me anën e të ashtuquajturës “fuqi e butë”. Tashmëjo vetëm në Rusi, po edhe në qarqet evropiane Vuqiqi pranohet si lider i Ballkanit dhe si parteri më i sigurtë, gjë qëe ka arritur pikërisht falë aplikimi të doktrinës së Xhozef Najit, të “fuqisë së butë.” Tashpër tash, viktimat potenciale të ambiceve të tij serbomëdha, shqiptarët e boshnjakët, janë të turbuluar e nuk kanë asnjë përgjigje ndaj këtij yryshi tëri serbomadh, por me dorëza të bardha.  Shqiptarët e Kosovës e boshnjakët e Bosnjes janë në pozitën e brektocës para syve të gjarpërit. Por, këto dinamika të ndryshme, ku Serbia po fuqizohet, ndërsa Kosova e Bosnja po shkojnë drejt dështimit, do të sjellin pashmangshëm konflikte dhe luftëra të reja. Pse? Sepse Serbia kurrë nuk ka hequr dorë nga politika sipas të cilës Kosova është pjesë përbërëse e shtetit serb. Një Serbi e fuqizuar, pashmangshëm do të provojë ta rikthejë sundimin në Kosovë. Përderi sandaj Kosovës synohet të aplikohet një lloj aneksimi, në BeH synohet të realizohet projekti irredentist , pra bashkëngjitja Serbisë, një lloj “anshlusi”. Meqë Mali i Zi po anëtarësohet në NATO, presioni do të shmanget prej tij, porkjo do të thotë sedo të rriten potencialet e Serbisë për ta shtuar preionin në drejtim të BeH dhe në drejtim të Kosovës.

 

Kosova si fitil i konflikteve të reja

 

E vetmja mënyrë për ta shmangur rikthimin në skenarët e konflikteve të përgjakshme, ështënëse Bashkimi Evropian përshpejton pranimin e Kosovës, Maqedonisë, BeH dhe Shqipërisë dhe nëseedhe NATO-ja  embyll vrimën e zezëqë shkaktohet nga lënia jashtë NATO-s e Maqedonisë, BeH e mbase edhe Kosovës. Pra, çmontimi politik dhe ushtarak iBallkanit si rajon, fshirja e emrit të tij nga hartat, është e vetmja rrugë për t’i shmangur konfliktet e reja. Nëseçmontimi i tillë nuk ndodhëshpejt, gjë që duket se do të ndodhë, atëherë shqiptarët i presin rreziqe të reja. E para, Kosova rrezikon ta humb edhe atëpak substancë shtetërore që e ka. Moslejimi i formimit të ushtrisë, krijimi i asociacionii të komunave serbe, rritja e ndikimit të Serbisë në rajon, krahas faktit që elita politika shqiptare e Kosovës është e paaftë që të përballojë sfidat, do ta dobësojnëedhe më shumështetësinë e Kosovës. Ndërsa, Maqedonia rrezikon të shndërrohet në arenë konfliktesh në dy linja, e para mes amerikanëve dhe rusëve, për rritjen e ndikimit në korpusin nacional maqedonas dhe e dyta, mes shteteve ballkanike në relacionet ndërnacionale. Sa i përket Shqipërisë, ajo është një shtet inferior në arenën ballkanike, inferior ndaj Greqisë e ndaj Serbisë, prandaj ndikimi i saj nuk do të ndihet fare as në vitet që vijnë. E kapluar nga konfliktet e egra partiake dhe e kolumbizuar nga droga, ajo do të jenë si “dhia e zhugavtë” dhe nuk do të ketë ndonjë peshë në rivalitetet e reja ballkanike. Bile, disa nga lëvizjet që ka bërë nëdy vitete kaluara Edi Rama, afrimi me Vuqiqin dhe propozimi për tregune përbashkët ballkanik, më shumë i ka sjellë dëm Kosovës, se sa dobi Shqipërisë. Pritet që kështu të jetë loja e qeverisësë Tiranës edhe në vitet në vijim, nëse mbetet në pushtet e majta me Edi Ramën kryeministër. Kjo është kështu edhe për arsye se shqiparët si komb nuk kanë kurrfarë programi se si do të duhej të pozicionoheshin në rirreshtimet eventuale ballkanike. Shqiptarët nuk kanë program as për shqiptarët në Maqedoni, as pë ata të Luginës së Preshevës e lëre mëpër çamët, arvanitasit, shqiptarët në Turqi, ortodoksët shqiptarë në Maqedoni, shqiptarët e boshnjakizuar në Sanxhak. Pra, për asgjë. Në rrethana të tilla, ku nuk projektohet me asgjë fuqizimi i kombit shqiptar, rreziku i kasaphaneve të reja kundër tyre mbetet potencial. Veçmas kundër shqiptarëve të Kosovës, sepse Kosova ka vetëm një armëpushim me Serbinë, e jo një mbyllje të luftës e të kontestit se e kujt është Kosova. Përderi sa serbët thonë se Kosova është e tyre dhe seështë zemra e Serbisë, ndërsa ne shqiptarët themi se është toka jonë dhe vatra jonë, jemi vetëm në një armëpushim, të diktuar nga NATO-ja, por aspak në një paqe afatgjatë.Një rikthim i Serbisë në Kosovëështë plan serbo-rus, me disa faza. E para është arritja e autonomisëpër veriun, e dyta mbetet dështimi i pjesës tjetër të Kosovës dhe pastaj ndërhyrja serbe, e mbikëqyrur nga faktorët ndërkombëtar, për ta “qetësuar situatën.” Sa për dijeni të harrestarëve, rezoluta 1244 ende është në fuqi dhe parasheh edhe kthimin e një pjese të personelit ushtarak serb në Kosovë. Natyrisht, në gjendjen normale, kjo nuk është e mundshme, por nëse Serbia arrin ta realizojë skenarin e vet, edhe kjo mund të bëhet e mundshme. Prandaj duhet punë dhe projekte të detajuara shqiptare, për të evituar këso skenarësh serbë. Përfundimisht, ata që pohojnë se shqiparët janë të fituarit e kësaj periudhe, fundit të shekullit XX dhe fillimit të shekullit XXI, e kanë gabim. Të fituar mund të llogariten shqiptarët e Kosovës vetëm për faktin se i shpëtuan një gjenocidi tëri.  Por shtetin nuk e kanë finalizuar, sepse Kosovën nuk e njeh as OKB-ja, as OSBE-ja, as BE-ja, madje as NATO-ja. Prandaj, mund të jetë fituar një raund (edhe ai nga NATO-ja) por nuk është fituar meçi, që nëBallkan ka filluar me Krizën Lindore, po nuk ka përfunduar ende. Atëherë ka filluar me idenë e çrrënjosjes së të gjithë muslimanëve nga trualli evropian, tash fokusi është te çrrënjosja e shqiptarëve dhe boshnjakëve, që janë të vetmet kombe me shumicë muslimane në këtë gadishull. Prandaj, mund të thuhet se projekti i Krizës Lindore për zhdukjen e muslimanëve nga Ballkani, ende është në lojë. Kypra është Ballkani i sotëm, pa të ardhme. Ky Ballkan i dominuar nga sllavët dhe ortodoksët, ku shqiptarët, boshnjakët dhe pakicat josllave janë si një tabelë qitjeje, është një gropë septike, e cila duhet të mbyllet sa më shpejt.Këta kombe vetëm në kontekstin evropian, mund të gjejnë disi paqen mes vete. (Botimi premierë në revistën Shenja, maj 2017)