Ballisti merr mirënjohje nga veteranët e UҪK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (Zona Dukagjin) i ka dhënë një mirënjohje Ismail Morinës-Ballistit.

Sport

09/04/2015 19:07

Ismail Morina-Ballisti vazhdon të falenderohet për veprimin që bëri në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Ai u nderua me mirënjohje nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (Zona Dukagjin).

“Për kontributin dhe guximin tuaj në aktin atdhetarë duke bërë hartën tonë etnike dhe personalitetet madhore të pavarësisë të flutrojnë nënqiellit të karpatianëve sllavë!”, shkruhej në arsyetimin e dhënies së mirënjohjes.