Ballistët i lënë një porosi UEFA-s

Grupi i tifozëve të Shkëndijës nga Tetova, Ballistët i kanë lënë një porosi UEFA-s,  sa i përket çështjes së ndodhur në Serbi.

Sport

19/10/2014 19:54

‘Ata janë kanceri i Europës – UEFA, ju duhet diçka më shumë”, ishte porosia e shkruar nga Ballistët në derbin e javës në Ligën e Maqedonisë ndërmjet Vardarit.

Në stadiumin e Shkëndijës në Tetovë ishin të pranishëm diku rreth 5 mijë ballistë, të cilët gjithashtu kanë shpalosur këtë pankartë.

Përpos kësaj, tifozët kanë shpalosur dhe disa fotografi të dhunës që është përdorur në Beograd, nga tifozët vendas në drejtim të lojtarëve të Kombëtares sonë.