Ballinat e El Clasicos

Të përditshmet sportive në Spanjë kanë mbuluar ballinat e tyre me parashikimet e El Clasicos mes Real Madridit dhe Barcelonës, sonte në finalen e Copa del Rey. Lexoni mesazhet e krahut madrilen dhe atij katalan.

Sport

16/04/2014 11:25

“Diçka e madhe do të ndodhë”. Pa dyshim. Sepse Barcelona – Real Madrid është më tepër se një ndeshje futbolli. Sonte, gjigantët spanjollë takohen në finalen e Copa del Rey.

Ballinat e të përditshmeve sportive nga Madridi dhe Barcelona kanë publikuar ballina interesante për sfidën. Marca e ka paraqitur ballafaqimin e “Dy gjigantëve me universe të ndryshme”.

“Barcelona kthehet për të luajtur një stinor të tërë në një finale të Kupës, pa Piquen e lënduar, kurse Ancelotti kërkon titullin e tij të parë me Realin”.

AS shton: “Dy super fuqitë e futbollit spanjoll, fytyrë me fytyrë edhe në aspektin ekonomik, 1.219.5 euro në një ndeshje të vetme, kjo është vlera e skuadrave sipas Transfermarkt. Bale kundër Neymar. Një kurorë për princin e Uellsit”.

Cristiano Ronaldo do të mungojë për shkak të lëndimit kurse Lionel Messi do të zhvillojë finalen e tij të 17-të (vetëm dy të humbura, nga Real Madrid), e katërta në Copa del Rey.

Dhe, kur takohet me Realin, shpërthen. Messi ka shënuar gjithsejtë 21 gola kundër Realit, pesë në pesë finale.

Sonte, do të ndeshet me Iker Casillasin, një mur. Casillas nuk ka pranuar gol në asnjë nga duelet e këtij edicioni në Copa del Rey. Mundo Deportivo mundohet t’i motivojë katalanët: “Ngrite Barcelona!”.

Sport shton: “Tifozët e meritojnë këtë Kupë”.  Për më tepër, shikoni ballinat e të përditshmeve më të mëdha sportive në Spanjë.

AsMarcaMundoSport