‘Ballin’ Capital T dhe Mc Kresha

Capital T sjell edhe bashkëpunimin e radhës, këtë herë me MC Kreshën, në një këngë me titull ‘Ballin’ të cilës ia kanë realizuar edhe videoklipin.

ShowBiz

21/06/2014 18:33

Capital T ka lansuar edhe projektin e radhës nga mixtape ‘SDM’ që shumë shpejt pritet të dalë në treg.

Pa këngës ‘Facedown’ me Lyrical Son dhe 2po2, këtë herë lansohet një bashkëpnim tjetër me reperin Mc Kresha.

Kënga e cila është paralajmëruar edhe më herët quhet ‘Ballin’, një produksion i fuqishëm nga Mixey dhe muzikë nga BO. Beatz, ndërsa videoklipi është realizuar nga vetë produksioni i Trimit dhe Besnikut ‘2po2’, Authentic Films.