Balkani eliminon Pejën nga BIBL

Peja u eliminua nga Liga Ballkanike në basketboll (BIBL). Kampioni i Kosovës u mposht në udhëtim nga Balkani me rezultat 96:76 dhe humbi shpresat e kualifikimit për në play-off. Peja udhëtoi në Bullgari në ndjekje të fitores me të cilën do të siguronin kalimin tutje. Mirëpo, mysafirët dëshpëruan me lojë duke u dorëzuar para vendasve…

Sport

25/03/2014 17:05

Peja u eliminua nga Liga Ballkanike në basketboll (BIBL). Kampioni i Kosovës u mposht në udhëtim nga Balkani me rezultat 96:76 dhe humbi shpresat e kualifikimit për në play-off.

Peja udhëtoi në Bullgari në ndjekje të fitores me të cilën do të siguronin kalimin tutje. Mirëpo, mysafirët dëshpëruan me lojë duke u dorëzuar para vendasve që e dominuan ballafaqimin.

Peja ishte më e mirë se Balkani vetëm në periudhën e dytë të lojës të cilën e mbylli me avantazh 21:17, por prapë ishte në disavantazh pasi në dhjetë minutat e para të ndeshjes, nikoqirët krijuan 11 pikë epërsi.

Periudha e tretë e lojës ishte e baraspeshuar por Balkani dominoi edhe në dhjetë minutat e fundit duke siguruar fitoren e merituar që e eliminoi Pejën nga BIBL. Peja përshëndetet nga edicioni i sivjetmë i garës me bilanc prej gjashtë fitoreve dhe dhjetë humbjeve.

Fredy House ishte basketbollisti më i dalluar te Peja me 23 pikë.