Bali Muharremaj u del në ndihmë qytetarëve të Suharekës pas erërave të forta

Kryetari i sapozgjedhur i Suharekës, Bali Muharremaj po tregon shembull të mirë për kolegët e tij

Lajme

16/12/2017 19:01

Ai sot ndonëse ditë e shtunë vikendi, nuk ka përtuar që të dal në teren për të parë gjendjen pas erërave të forta dhe shiut që nuk u ndal prej mbrëmë.

Muharremaj ka treguar se sot ishte për të vizituar një familje në Semetisht, shtëpisë së së cilit mbrëmë i ka rënë pullazi nga erërat e forta.

Ja postimi i Muharremajt:

Era e fortë, sot i’a ka dëmtuar pullazin Abaz Bytyqit nga Semetishti.

Si kryetar komune, kam ndier obligim dhe bashkë me bashkëpunëtorët, kemi shkuar ta shikojmë së afërmi situatën.

Këtë familje do ta ndihmojmë duke i shikuar të gjitha mundësitë që i ka Komuna.