Bali Muharremaj merr zyrtarisht postin e kryetarit të komunës së Suharekës

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, sot zyrtarisht ka e marrë mandatin për të qeverisur në katër vitet e ardhshme me këtë komunë.

Lajme

12/12/2017 11:56

 

 

Sipas protokollit, pranim – dorëzimi i detyrës është bërë nga kryetari i deritashëm i komunës Sali Asllanaj.

Nga kryetari i deritanishëm, Sali Asllanaj, është bërë edhe dorëzimi i raporteve të punës së deritashme të komunës dhe të drejtorive komunale, ku janë të prezantuara të dhënat e projekteve të realizuara, ato që janë në implementim e sipër si dhe ato që janë paraparë të nisin.

Ndërkaq, kryetari i ri, Bali Muharremaj, ka falënderuar për punën e realizuar dhe të arritur në katër vitet e shkuara dhe me marrjen e detyrës është shprehur se caqet e tij për katër vitet e ardhshme janë caqe jo personale por caqe në favor të qytetarëve, e kjo sipas tij do të arrihet me ritme pune sistematike, me projekte si dhe me kapacitete të reja.

Bali Muharremaj mori mandatin e kryetarit të komunës së Suharekës pas fitores në balotazh ndaj kundër kandidatit Sali Asllanaj, i cili ka qeverisur në mandatin e fundit.