Balerina shqiptare Klaudia Pepa,hynë në finalen e “Amici”

Balerina shqiptare Klaudia Pepa është një nga finalistet e spektaklit italian “Amici”, të drejtuar nga Maria de Filippi.

ShowBiz

02/06/2015 09:00

Në gjysmëfinalen e  edicionit të 14-të të “Amicit” u kryen 20 performanca, 5 ndër të cilat nga Klaudia Pepa.

Në performancën e parë, ajo  interpretoi “Anaconda” të Nicki Minaj, me pas për Massimo Ranierin kengën ‘O sole mio’.

Këngët e tjera për të cilat, balerina shqiptare vallëzoi ishin “Un ano de amor” të Luz Casal, “She bang” dhe  “Amame” te Emma Marrone.

Të ftuar speciale në këtë mrëmje ishin  Ricky Martin, Fabrizio De Andrè, Massimo Ranieri, Nek, Renato Zero, Lucia Aliberti.

Balerina shqiptare është njëra ndër pretendentet për të fituar këtë edicion të “Amicit”.(Lajmi.net)

640x360_C_2_video_512681_videoThumbnail
Klaudia-Pepa-735x400