“Balena e kaltër”, arrin edhe në Kosovë (Video)
Loja monstruoze, “Balena e kaltër” ka arritur edhe në Kosovë
Lajme
Këtë e ka treguar për Klan Kosovën një prej personave që ka dashur ta luaj këtë lojë.
Loja, e cila cyt lojtarët që në fund të bëjnë vetëvrasje, është duke u shfaqur më të madhe nëpër shtetet e ndryshme në botë.
Ajo ka 50 etapa, ku gjatë këtyre etapave ka edhe tortura të përgjakshme.
Zakonisht administratorët e kësaj loje targetojnë adoleshent dhe fëmijë.
Në etapën e 50 gjithçka përfundon me fatalitet, pasi që fëmija apo adoleshenti që e ka luajtur lojën bën vetëvrasje.
Për ardhjen në Kosovë të kësaj loje vdekjeprurëse ndiqeni raportin më poshtë.