Balena 27-tonëshe e vdekur në breg të detit (FOTO)

Trupi i kalbur i një balene të madhe ngjyrë hiri që thuhet të peshoj rreth 27,000 kilogram ishte shëndrruar në një problem për autoritetet.

Bota

30/04/2016 05:32

Trupi i saj ka filluar kalbjen nga dielli i nxehtë në Kaliforni dhe ishte shëndrruar në problem për autoritetet se çfarë të bëjnë me trupin e saj, përcjell lajmi.net

Zyrtarët kanë filluar procesin e heqjes së saj nga bregu i detit copë-copë duke e dërguar në një deponi ku do të varroset.

Procesi do të marrë dy ditë kohë dhe do ti kushtoj shtetit jo më pak se 30 mijë dollarë.

Para se të fillonte procesi i largimit të saj nga aty, njerëzit kanë përballuar aromën e tmerrshme që po kundërmonte nga kalbja e saj për të shkrepur disa fotografi./lajmi.net