Bale zbulon çfarë i tha Lukakut pas ndeshjes Real Madrid – Man Utd

Gareth Bale ka reaguar pas spekulimeve të reja.

Sport

24/07/2017 09:55

Gareth Bale ka thënëse biseda e tij me Romelu Lukakun ishte vetëm shoqërore pas ndeshjes mes Real Madridit dhe Manchester Unitedit.

“Ia nisët sërish, nuk kam thënë asgjë për thashethemet”, tha Bale për Sky Sports.

“Vetëm i urova fat – pasi vetëm sa është transferuar në Man United”, shtoi Bale. “Vetëm i urova fat për sezonin dhe shpresoj të ketë sukses”.

“Ai është duke luajtur që një kohë të gjatë dhe ia ka dalë shumë mirë në Premierligë dhe jam i sigurt që do të bëjë më të mirën për ta”, përfundoi Bale. /Lajmi.net/