Bale tek Milan për 100 milionë?

Milan duket se është gati që të bëjë befasinë më të madhe në afatin e ardhshëm kalimtar.

Sport

17/02/2019 11:00

Sipas raportimeve të ‘Don Balon’, skuadra e Milan është e gatshme që të ofrojë rreth 100 milionë euro për shërbimet e anësorit uellsian, transmeton lajmi.net.

Bale thuhet se nuk po kalon momentet më të mira tek Real Madrid, për shkak edhe të personalitetit të tij introvert.

Thuhet se Santiago Solari e ka bindur presidentin Florentino Perez që të shqyrtoj ofertat për Garreth Bale.

Paraqitjet e mira të Vinicius JR si dhe potenciali i madh i Marcos Asensio duket se kanë bërë që uellsiani të mos jetë esencial për skuadrën. /Lajmi.net/