Bale te klubi i ri për 60 milionë euro

"Spurs" janë të gatshëm të paguajnë rreth 60 milionë euro për blerjen e Bale nga Real Madrid.

Sport

08/03/2018 09:02

Gareth Bale mund të rikthehet në Premierligë.

Sulmuesi pritet të largohet nga Real Madrid pas përfundimit të këtij sezoni.

Mediat angleze raportojnë se ish skuadra e tij, Tottenham, ka shfaqur interesim për rikthimin e tij, përcjell “lajmi.net”.

“Spurs” janë të gatshëm të paguajnë rreth 60 milionë euro për blerjen e Bale nga Real Madrid.

Ylli uellsian ka vuajtur shumë nga lëndimet kurse së fundmi edhe pas rikuperimit nuk ka luajtur si titullar te skuadra e trajnerit Zinedine Zidane. /Lajmi.net/