Bale shet fanella

Me blerjen e Gareth Bale nga Tottenham Hotspur për rekord 100 milionë euro, Real Madrid nuk përfitoi vetëm shërbimet e një futbollisti jashtëzakonisht të talentuar por edhe një burim të pashtershëm parash. Kompania e veshmbathjeve sportive Adidas – sponsor i Real Madridit – ka njoftuar për të përditshmen sportive spanjolle Marca se ylli uellsian ka…

Sport

03/09/2013 12:50

Me blerjen e Gareth Bale nga Tottenham Hotspur për rekord 100 milionë euro, Real Madrid nuk përfitoi vetëm shërbimet e një futbollisti jashtëzakonisht të talentuar por edhe një burim të pashtershëm parash.

Kompania e veshmbathjeve sportive Adidas – sponsor i Real Madridit – ka njoftuar për të përditshmen sportive spanjolle Marca se ylli uellsian ka kapacitet të shesë deri në 40 mijë fanella në vit, anembanë botës.

Përveç tifozëve të tij të ri te gjiganti madrilen, Bale pritet të vazhdojë të ruajë përkrahjen edhe nga bashkëkombësit e tij në Britaninë e Madhe që do t’i përcjellim ne interes të madh paraqitjet e tij për nëntë herë kampionin e Evropës.