Bale-Ronaldo, nuk mjaftojnë

Futbollisti më i shtrenjtë në botë, Gareth Bale, shënoi në debutimin e tij për Real Madridin por nuk arriti t’i ndihmojë skuadrës së tij të dalë fituese nga udhëtimi në Villarreal, ndeshje që përfundoi në barazim 2-2. Skuadra e promovuar në elitë këtë stinor, kishte premtuar se nuk do ta ngre ‘flamurin e bardhë’ përballë…

Sport

14/09/2013 23:03

Futbollisti më i shtrenjtë në botë, Gareth Bale, shënoi në debutimin e tij për Real Madridin por nuk arriti t’i ndihmojë skuadrës së tij të dalë fituese nga udhëtimi në Villarreal, ndeshje që përfundoi në barazim 2-2.

Skuadra e promovuar në elitë këtë stinor, kishte premtuar se nuk do ta ngre ‘flamurin e bardhë’ përballë yjeve të Realit dhe shfaqi angazhim të jashtëzakonshëm duke marrë një pikë nga dueli me ekipin e Carlo Ancelottit, dhe ruajtur bilancin pa humbje, pas katër xhirosh në La Ligë.

Cani kaloi vendasit në epërsi në minutën e 21-të, kurse Bale barazoi rezultatin nga afërsia në minutën e 38-të, për golin e tij të parë si futbollist i Realit, pas transferimit nga Tottenham gjatë verës për 100 milionë euro.

Los Blancos e përmbysën rezultatin nëpërmjet Cristiano Ronaldos pas pak më tepër se një ore lojë. Mirëpo, ish anëtari i Barcelonës, Giovani dos Santos barazoi rezultatin për Villarrealin në minutën e 70-të dhe vulosi atë që doli të jetë bilanci përfundimtar i takimit.

Me këtë barazim, Reali mbetet dy pikë prapa Barcelonës dhe Atletico Madridit që kryesojnë me nga 12 pikë.