Bale, Ronaldo dhe Messi në Crawley Town

Crawley Town i ka ‘befasuar’ të gjithë gjigantët e futbollit evropian pasi ka bërë të ditur se presin transferimin e yjeve Gareth Bale, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, në ditën e fundit të afatit kalimtar. Klubi nga League One i është përgjigjur tifozëve të uritur për përforcime nëpërmjet profilit zyrtar në rrjetin social Twitter. Crawley…

Sport

31/01/2014 18:25

Crawley Town i ka ‘befasuar’ të gjithë gjigantët e futbollit evropian pasi ka bërë të ditur se presin transferimin e yjeve Gareth Bale, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Klubi nga League One i është përgjigjur tifozëve të uritur për përforcime nëpërmjet profilit zyrtar në rrjetin social Twitter.

Crawley Town publikoi një fotografi me tri fanella të skuadrës në zhveshtore, që përmbanin emrat e Messi, Bale dhe Ronaldo.

“Dokumentet janë gati. Stilolapsat janë gati. A mund të na ndihmojë dikush me numrat e telefonit? #DeadlineDay”, ishte postimi i klubit.

Kemi dëgjuar se tifozët e Crawley mund të jetë pak sa të dëshpëruar pas mbylljes së afatit kalimtar të janarit.