Bale rikthehet te Tottenham? Shikoni reagimin e Pochettinos

Gareth Bale nuk do të transferohet te Tottenhami.

Sport

29/07/2018 15:52

Kështu ka deklaruar trajneri i londinezëve, Maurizio Pochettino.

Ai iu përgjigj gazetarëve rreth transferimit të uellsianit pas ndeshjes ndaj Barcelonës, përcjellë “Lajmi.net”.

“Bale? Jo, nuk është e vërtetë”, tha shkurtimisht Pochettino.

Tottenham ishte ndër opsionet e Bale për të vazhduar karrierën, pasi që ai është pranë largimit nga Reali. /Lajmi.net/