Bale rikthehet në stërvitjet e plota

Superylli i Real Madridit, Gareth Bale është rikthyer në stërvitjet e plota me skuadrën e tij, pasi si duket është rikuperuar nga lëndimi.

Sport

02/11/2014 20:13

Real Madridi sot ka bërë stërvitjet e fundit të plota për këtë javë, dy ditë para ndeshjes kundër Liverpoolit.

Në këto stërvitje është parë dhe Gareth Bale, i cili duke në një formë shumë të mirë dhe me shëndet perfekt.

Uellsiani mungoi në ndeshjen ndaj Liverpoolit në Anfield, në ndeshjen kundër Barcelonës dhe së fundmi kundër Granadas. Ai pritet të luajë kundër Liverpoolit në Santiago Bernabeu.