Bale përgjigjet në pyetjen Lopetegui – Zidane

Pas largimit të Zinedine Zidane nga “Bernabeu”, si zëvendësues i tij erdhi Julen Lopetegui.

Sport

17/09/2018 12:42

Që nga ardhja e spanjollit, Garreth Bale është rikthyer në formacion dhe është kthyer në lojtarin kryesorë të Real Madrid.

Mirëpo, i pyetur nga gazetarët se cilin trajner preferon më shumë, uellsiani ka hezituar të përgjigjet.

“Nuk dua të përgjigjem nëse Lopetegui ose Zidane është më i mirë” është përgjigjur shkurt Bale.

Bale ka rikthyer shkëlqimin e tij dhe më në fund duket i lumtur në Madrid. /Lajmi.net/