Bale, përforcim i gabuar

Real Madrid mund të ketë bërë gabim me transferimin e Gareth Bale për rekord 100 milionë euro nga Tottenham Hotspur, sipas doktorit të famshëm spanjoll, Avelino Parajon. Derisa gjiganti spanjoll ka mohuar se ylli uellsian ka nevojë për tu operuar ndaj problemit në shpinë, klubi pranoi se Bale “ka një problem të vogël kronik në…

Sport

13/10/2013 20:15

Real Madrid mund të ketë bërë gabim me transferimin e Gareth Bale për rekord 100 milionë euro nga Tottenham Hotspur, sipas doktorit të famshëm spanjoll, Avelino Parajon.

Derisa gjiganti spanjoll ka mohuar se ylli uellsian ka nevojë për tu operuar ndaj problemit në shpinë, klubi pranoi se Bale “ka një problem të vogël kronik në disk, që është jashtëzakonisht e shpeshtë tek futbollistët dhe në asnjë mënyrë nuk i pengon ata të kryejnë detyrat e rëndomta”.

Lëndimet e pamundësuan Balen – i cili nuk u paraqit në përgatitje me Tottenhamin – të luajë më tepër se 132 minuta për Realin, 106 në La Ligë dhe 26 në Ligën e Kampionëve, duke shënuar një gol.

Kurse, Parajon deklaroi për Marca: “Nëse Real Madrid ka transferuar Gareth Balen i vetëdijshëm për problemin e tij, atëherë kanë bërë një gabim. Kur dikush ka problem të tillë në atë moshë, tregon se ka mundësi të madhe që vuan nga probleme më serioze. Është shenj e keqe për çdo sportist”.