Bale nuk vlen 100 milionë euro

Zinedine Zidane ka pranuar se përforcimi i ri i Real Madridit, Gareth Bale nuk vlejti 100 milionë euro sa pagoi gjiganti spanjoll për transferimin e tij nga Tottenham Hotspur, gjatë afatit kalimtar të verës. Asistenti i gjigantit madrilen, i cili e mbajti titullin e futbollistit më të shtrenjtë në botë kur u transferua nga Juventus…

Sport

08/09/2013 21:09

Zinedine Zidane ka pranuar se përforcimi i ri i Real Madridit, Gareth Bale nuk vlejti 100 milionë euro sa pagoi gjiganti spanjoll për transferimin e tij nga Tottenham Hotspur, gjatë afatit kalimtar të verës.

Asistenti i gjigantit madrilen, i cili e mbajti titullin e futbollistit më të shtrenjtë në botë kur u transferua nga Juventus në Real Madrid më 2001, beson se marrëveshja me vlerë prej 100 milionë eurosh për yllin uellsian konfirmon çmimet e “paimagjinueshme” që paguajnë klubet në futbollin modern.

“Dhjetë vjet më parë unë jam vlerë për 75 milionë euro dhe kam thënë se nuk vlej aq. Edhe tani nuk mendoj se një futbollist vlen një shumë të atillë. Është futbolli, fatkeqësisht dhe kemi të bëjmë me shuma të paimagjinueshme”, deklaroi Zidane për Canal Plus.