Bale nuk u ble me kredi

Presidenti i Real Madrid, Floretino Perez iu përgjigj akuzave të mbrojtësit të Barcelonës Gerard Pique, sipas të cilit gjiganti madrilen ka mbështetjen e bankave dhe blerja e Gareth Bale është finalizuar pas një kredie të marrë nga banka “Bankia”. “Ajo që ka thënë Pique nuk është aspak e vërtetë. Ai është një djalë i mirë…

Sport

19/09/2013 12:35

Presidenti i Real Madrid, Floretino Perez iu përgjigj akuzave të mbrojtësit të Barcelonës Gerard Pique, sipas të cilit gjiganti madrilen ka mbështetjen e bankave dhe blerja e Gareth Bale është finalizuar pas një kredie të marrë nga banka “Bankia”.

“Ajo që ka thënë Pique nuk është aspak e vërtetë. Ai është një djalë i mirë prandaj nuk e konsideroj si të drejtë deklaratën e tij. Ne nuk kemi kërkuar kredi nga Bankia apo çfarëdolloj institucioni tjetër bankar për të blerë uellsianin”, deklaroi kreu i Los Blancos për mediat spanjolle.

Perez komentoi edhe temën aktuale rreth portierëve të Realit ku Diego Lopez preferohet nga trajneri Carlo Ancelotti para legjendës Iker Casillas.

“Kemi në përbërje dy nga portierët më të mirë në qarkullim dhe ky është një privilegj i madh për klubin tonë”, u shpreh ai.