Bale nuk largohet nga Reali

Gareth Bale nuk dëshiron të largohet nga Real Madrid, pas përfundimit të këtij sezoni, ka bërë të ditur tabloidi britanik “Daily Mail”.

Sport

26/03/2015 12:21

Gareth Bale nuk do të transferohet në Manchester United. Ylli i Real Madridit spekulohet me largim nga klubi në fund të këtij sezoni.

Mirëpo, ai nuk dëshiron të ndërrojë mjedis, shkruan tabloidi britanik “Daily Mail”.

Bale është kritikuar shumë nga tifozët e Real Madridit në periudhën e fundit.

Por, pavarësisht kësaj, ai duket të jetë i vendosur që të rikthejë besimin e tyre në Santiago Bernabeu.