Bale, nuk do të jetë lehtë

Gareth Bale është paralajmëruar se përballet me fillim të vështirë të procesit të adaptimit në Real Madrid. Futbollisti më i shtrenjtë në botë stërviti për herë të parë me bashkëlojtarët e tij të ri të mërkurën dhe pritet të debutojë në duelin kundër Villarrealit të shtunën në kuadër të La Ligës. Cristiano Ronaldo priti Balen…

Sport

12/09/2013 11:29

Gareth Bale është paralajmëruar se përballet me fillim të vështirë të procesit të adaptimit në Real Madrid.

Futbollisti më i shtrenjtë në botë stërviti për herë të parë me bashkëlojtarët e tij të ri të mërkurën dhe pritet të debutojë në duelin kundër Villarrealit të shtunën në kuadër të La Ligës.

Cristiano Ronaldo priti Balen dhe u përshëndet me të në qendrën stërvitore të Realit të mërkurën. Por, sipas mbrojtësit të Barcelonës, Gerard Pique, Bale nuk do ta ketë lehtë ta gjejë vendin e tij në skuadrën madrilene.

“Ju kurrë nuk e dini se si do të adaptohet ai në një zhveshtore si ajo e Realit me përplot yje si Cristiano dhe Benzema”, deklaroi Pique për Sky Sports.

“Shpresoj të luajë mirë, por do të shohim. Muajt e parë do të jenë më të vështirë, pastaj do të jetë më i relaksuar. Real Madrid është klub gjigant, i madh, shumë i madh. Të gjithë duan të dinë më tepër rreth futbollistëve, Bale gjithashtu. Kur ju luani për një skuadër si Reali, jeni nën presion të madh sepse duhet të fitoni qdo ndeshje, është jetë e vështirë”, theksoi ish anëtari i Manchester Unitedit.