Bale, një vit te Reali

Ka kaluar plotë një vit prej kohës kur Gareth Bale është prezantuar zyrtarisht si lojtar i skuadrës së Real Madridit.

Sport

04/09/2014 18:05

Bale u prezantua në Real Madrid gjatë shtatorit të vitit të kaluar.

Uellsiani ka luajtur plotë 49 ndeshje me fanellën e Los Blancos, duke shënuar 23 gola dhe 12 asistime.

Goli i shënuar në finale të Copa del Rey ndaj Barcelonës dhe në finale të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit, janë padyshim golat më të rëndësishëm të tij me këtë fanellë.

Debutimin me Los Blancos, Bale e bëri në ndeshjen kundër Villarealit në El Madrigal.