Bale, në shtëpinë e Ozilit

Gareth Bale tashmë e ka zënë pozitën e Mesut Ozilit në formacionin bazë të Real Madridit, kurse tani është shumë pranë të merr edhe shtëpinë e ish yllit të gjigantit spanjoll. Sipas Daily Mail, ish ylli i Tottenhamit dhe partnerja e tij Emma e kanë shikuar pronën, që besohet se vlen rreth 1 milion funte,…

Sport

17/09/2013 08:57

Gareth Bale tashmë e ka zënë pozitën e Mesut Ozilit në formacionin bazë të Real Madridit, kurse tani është shumë pranë të merr edhe shtëpinë e ish yllit të gjigantit spanjoll.

Sipas Daily Mail, ish ylli i Tottenhamit dhe partnerja e tij Emma e kanë shikuar pronën, që besohet se vlen rreth 1 milion funte, dhe gjendet në distriktin ekskluziv të kryeqytetit në La Moraleja.

Shtëpia është vënë në shitje pas largimit të Ozilit në drejtim të Arsenalit, në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës. La Moraleja, e njohur si Beverly Hills i Madridit, është vendi ku kanë shtëpi shumë yje të Realit.

Cristiano Ronaldo ka në pronë një hapësirë kurse David Beckham jetoi aty gjatë kohës sa ishte në Santiago Bernabeu.