Bale në Man Utd, zbulohet çmimi i blerjes nga Real Madrid

“Red Devils” janë të gatshëm të paguajnë 112 milionë euro për blerjen e yllit uellsian, Gareth Bale.

Sport

18/11/2017 11:16

Manchester United ka ringjallur interesimin për transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Gareth Bale.

Mediat angleze raportojnë se “Red Devils” janë të gatshëm të paguajnë 112 milionë euro për blerjen e yllit uellsian.

Bale spekulohet se do të nxirret në shitje nga “Los Blancos” pas përfundimit të këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, Manchester United i ka ofruar rrogë me vlerë prej 17.5 milionë euro në javë. /Lajmi.net/